Angelina Jolie drejt vetëshkatërrimit, ka përfunduar 35 kg

Mediale Vip

Angelina Jolie drejt vetëshkatërrimit, ka përfunduar 35 kg

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:58
Jolie

Ndarja nga bashkëshorti dhe procedurat e zgjatura të divorcit duket se e kanë sfilitur akoma më shumë aktoren e famshme Angelina Jolie. Problemi më i madh Jolie dhe Brad Pitt tani është kujdestaria e fëmijëve dhe beteja këtu ka qenë më e ashpër.

Gjithë situata nuk kanë ndikuar për mirë te aktorja, që sipas një personi të afërt me të është drejt kolapsit. Është dobësuar aq shumë saqë mund të ketë arritur në 35 kg.

“Angie nuk po ha thuajse fare dhe ka arritur në rreth 35 kg. Është në një gjendje jo të mirë emocionale dhe psikologjike dhe është drejt kolapsit. Praktikisht po jeton me kuba akulli. Është bërë anoreksike, lëkura po i varet dhe kockat duket sikur do t’i thyhen. Ka nevojë për ndihmë dhe të menjëhershme”, – kështu shkruan revista “Star”, duke u bazuar në deklaratat e personit të afërt me Angelina Jolie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat