‘Gylserenit’ të serialit “Fate të Kryqëzuara” i sekuestrohet pasuria për shkak të borxheve

Mediale Vip

‘Gylserenit’ të serialit “Fate të Kryqëzuara” i sekuestrohet pasuria për shkak të borxheve

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 00:01
Nurgul Yesilcay

Aktorja Nurgul Yesilcay është bërë mjaft e njohur edhe për publikun shqiptar.’

Ajo mori më shumë famë nga roli i ‘Gylserenit’ në serialin “Fate të Kryqëzuara”, i cili pati një shikueshmëri mjaft të madhe në trevat shqiptare.

Menaxheri i aktores Emre Çevik, informoi publikun se aktorja po bëhet gati të rikthehet sërish në ekran, duke u bërë pjesë e një seriali të ri turk, që do të publikohet shumë shpejt.

Mirëpo, Nurgul Yesilcay, është futur në telashe të mëdha së fundmi, kjo pasi një nga dyqanet e saj të hapur së fundmi në Izmir, është sekuestruar.

Bëhet fjalë për një dyqan me fustane nusërie, të cilin aktorja e ka së bashku me motrat e saj.

Aktorja Yesilcay është përjashtuar për shkak të borxhit prej 10 mijë funtesh në një kompani që prodhonte veshjet e dasmës, kompani e cila thuhet se ka mbyllur dje dyqanin e saj të veshjeve.

Nurgul është shprehur se kjo që ka ndodhur ka ndikuar te familja e saj, së cilës është duke i qëndruar pranë pas këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat