Autorja shqiptare në Amerikë publikon librin "A Beautiful Human Heart" - Bota Sot
Autorja shqiptare në Amerikë publikon librin "A Beautiful Human Heart"

Mediale Vip

Autorja shqiptare në Amerikë publikon librin "A Beautiful Human Heart"

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 31 gusht 2018 Në ora: 13:49
Margaritë Camaj,

Quhet Margaritë Camaj, e megjithëse ka lindur në Kroaci e jeton në New Yourk City thotë dhe krenohet se është 100 përqind shqiptare me origjinë nga Mali i Zi. Deri tani ajo ka botuar 8 libra dhe është një autore mjaft e njohur, pasi librat e saj shiten dhe lexohet kudo. Margaritë sapo ka botuar librin e saj më të ri me titull "A Beautiful Human Heart" ku vetë autorja e shpjegon kështu se çfarë përmban ky libër : “Ky libër është një roman. Bëhet fjalë për dashuri. Është fiction science dhe romance. Ky libër do t'ju tregojë se si shoqëria jonë ka braktisur dashurinë. Do t'ju tregojë se si të gjithë janë shumë të fokusuar në teknologji. Ne jetojmë në një botë ku lidhjet e dobëta janë zhvilluar përmes telefonave tanë.

Ne jemi bërë të pandjeshëm deri në atë pikë sa kemi harruar njerëzimin tonë. Disa janë kthyer në robotë dhe kanë braktisur plotësisht emocionet e tyre. Personazhi kryesor, një nga njerëzit e vetëm që ka mbetur, përpiqet të përdorë dashurinë e saj për të shpëtuar njerëzimin.” E dikush e pëlqeu shumë këtë libër dhe e tërhoqi për ta përkrahur atë , autorja na e thotë se cili: “Nicholas 'NickyChulo' Fulcher, një artist shumë i njohur, i cili gjithashtu krijoi shumë artistë të famshëm në Amerikë, si Cardi B dhe Jon Bellion, është artisti që e tërhoqi mbulesën e këtë libër”. Ajo një ditë dëshiron të shkruaj në gjuhën e zemrës së saj, në gjuhë shqipe pse jo ndonjë libër të rradhës. Margaritë është avokate me profesion, por që falë penës së saj të zgjuar shkruan ndërsa mësojmë se babai i saj Dr. Prof. Palok Camaj ka qenë një professor që luftoi për të drejtat shqiptare të njeriut, dhe ishte një mik i mirë i Presidentit Historik Rugova. E nëse ju bie në dorë librat e shqiptares Margaritë dhe e njihni mirë anglishten shfjetojini ato pasi ia vlen./BS

Image

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test