Marina dhe Arbana jashtë qarkullimit? Çfarë po ndodh me vajzat e ekranit

Mediale Vip

Marina dhe Arbana jashtë qarkullimit? Çfarë po ndodh me vajzat e ekranit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 06:24
Arbana Osmani dhe Marina Vjollca

Nga njëra ditë në tjetër dy televizionet kryesore, Top Channel dhe Tv Klan kanë zbuluar programet e reja dhe të vjetra që do të trasmetohen në ekranet e tyre.

Të dyja listat e programacioneve janë ende të paplota nga të dy televizionet edhe pse emisionet më kryesore nisin trasmetimin ditën e hënë. Në të gjitha spotet që janë publikuar, përmbledhëse apo jo, është vënë re mungesa e dy moderatoreve shumë të rëndësishme. Arbana Osmani nuk ka asnjë shenjë se çfarë do të bëjë sezonin e ri dhe po e njëjta gjë vlen edhe për Marina Vjollcën në Tv Klan.

Arbana Osmani

Arbana Osmani la pas sezonin e kaluar një produksion të ri , “Dua të të bëj të lumtur” , që iu besua një orar primetime dhe që rezultoi i suksesshëm.  Në karrierën e saj të gjatë në Top Channel ajo ka bërë disa emisione: moderatore e 8 edicioneve të Big Brother, e “Në një javë” i cili u zhvillua vetëm një vit, dhe shumë produksione të tjera. Por deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëjë Arbana sezonin e ri. E në mos në shtator, sezonin e ardhshëm pasi dihet se puna për një produksion të suksesshëm,  sidomos ata që moderon ajo nis që muaj më parë. Vetë moderatorja është “zhdukur” nga rrjetet sociale prej 3 muajsh. Shumë media kanë shkruar se ndoshta mes saj dhe drejtuesve mund të ketë ndonjë përplasje nisur kjo edhe nga mosprezenca e saj në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços pak javë më parë. Ndoshta Arbana ka vendosur të bëjë pauzë, ndoshta po punon për një projekt të ri larg gjithë kësaj zallamahie, ik këtu e riktheu atje që po bëjnë kolegët e saj, ose ndoshta do të shfaqet ashtu papritur në një kohë që askush nuk e  pret. Megjithatë publiku është kuriozë të dijë: Çfarë do të bëjë Arbana këtë sezon?

Marina Vjollca

Marina Vjollca vitin e kaluar u largua nga “Procesi Sportiv” për të nisur një tjetër punë në një televizion konkurrent, Tv Klan. Jeta e saj pësoi ndryshime të njëpasnjëshme pasi u martua, ndërroi televizion, e madje edhe profilin si moderatore: nga sporti në muzikë. Marina moderoi spektaklin “C’est la Vie” por ky ishte projekti i vetëm në të cilin atë e pamë në ekran. Ekperienca e saj në Tv Klan u kufizua në 12 javë e 12 netë të këtij spektakli e që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më si moderatore. Edhe për Marinën ende nuk ka një informacion se çfarë do të bëjë në sezonin e ri. A do i besohet një projekt i ri? Do të ketë vazhdim të “Cest la vie”  dhe ajo do të jetë sërish moderatore e atij spektakli? Në promon e nxjerrë nga Tv Klan ndryshe nga viti i kaluar, Marina nuk shfaqej kështu që ende nuk dihet se cili do të jetë “fati” i saj në Tv Klan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat