Reagimi i Halle Berry kur kuptoi se Princi Harry kishte vënë posterin e saj në konvikt

Mediale Vip

Reagimi i Halle Berry kur kuptoi se Princi Harry kishte vënë posterin e saj në konvikt

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 07:23
Halle Berry

Aktorja ka postuar së fundi në ‘twitter’ pasi kuptoi se Princi kishte posterin me portretin e saj prapa tij.

Ajo ka shkruar me shaka  “OK #PrinceHarry, po të shoh!”, duke ndarë foton e princit ku shihet prapa portreti i saj, shkruan TheSun.

Në rrjete sociale së fundi është zbuluar një fotografi e Harryt, i cili në vitin 2003 kur ishte në konvit, kishte vënë në mur një poster të këngëtares.

Ndërsa, në tavolinën e punës shihej një portret bardh e zi, i Princeshës Dianna.

Pas këtij postimi të këngëtares kanë pasuar shumë komente të ndjekësve, të cilët me shaka shkruanin se Princi ka shije të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat