Ka ditëlindjen, Mozzik bën urimin më të bukur për të dashurën e tij

Mediale Vip

Ka ditëlindjen, Mozzik bën urimin më të bukur për të dashurën e tij

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 09:13
Mozzik dhe Loredana

Prej kohësh reperi i njohur Mozzik, është në një lidhje dashurie me bukuroshen bionde Loredana Zefi.

Ditën e djeshme, e premte, e dashura e tij ka pasur ditëlindjen dhe reperi i ka bërë një urim nga ata më të bukurit.

Ai ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet pranë saj dhe e quan “gruaja jem”.

Madje ai uron që të jenë bashkë deri në frymën e fundit.

“Urime gruja jem datëlindja, qofsh e lumtur e gëzuar deri në frymën e fundit bashke me mu! ?? @loredana#happybirthday”, shkruan Mozzik.

Kohëve të fundit është përfolur se bukuroshja është shtatzënë, por as ajo dhe as Mozzik nuk e kanë konfirmuar diçka të tillë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat