Fansja merr vëmendjen në koncertin e Taylor Swift në Chicago

Mediale Vip

Fansja merr vëmendjen në koncertin e Taylor Swift në Chicago

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:19
Taylor Swift

Fansat e Taylor Swift e dinë se kënga “All Too Well” ka një vend të posaçëm në zemrën e këngëtares.

Mediat amerikane raportojnë se rëndësia e këngës është ndryshuar pas një reagimi i të një fanseje në koncertin e 28-vjeçares në Chicago, me ç’rast e bëri të qeshë edhe vet atë.

Para se të fillonte interpretimin e baladës, të cilën e konsideron më të vështirën nga albumi “Good Morning America”, Taylor ka thënë se me kalimin e kohës e ka gjithnjë e më të lehtë ta këndojë drejtpërdrejt atë.

Derisa po këndonte dhe luante në piano, të gjithë vëmendjen e mori një vajzë, e cila më zë shumë të lartë e këndonte këngën “All Too Now”.

Fansja, emri i të cilës ishte Tony, ishte aq e zëshme saqë mori vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të vet Swift.

 

Kamera e ka vënë fansen në plan të parë teksa këndonte “all, all, all”, madje duke u dëgjuar edhe mbi zërin e Taylor që këndonte me përforcues.

Ajo arriti t’ia marrë vëmendjen edhe vet këngëtares, e cila qeshi me këtë rast, ndërsa fansat tjerë e mbështetën me duartrokitje fansen e Swift. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat