Kylie Jenner u ndihmua nga Tyga dhe ja pse

Mediale Vip

Kylie Jenner u ndihmua nga Tyga dhe ja pse

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 06:38
Kylie Jenner- Tyga

Tyga është hapur rreth marrëdhënies së tij me Kylie Jenner.

Gjatë një interviste për Queen Radio, Nicki Minaj e pyeti reperin 28-vjeçar nëse atij po i mungonte Kylie.

‘Jo, jam mirë’, tha Tyga para se të tregonte se ai i ndihmoi asaj në karrierë.

‘Ajo gjithmonë kishte një platformë dhe ishte e destinuar të ishte aty ku dëshironte’, tha Tyga. ‘Por, unë isha sikur ‘mund ta bësh këtë. Duhet ta fillosh këtë. Duhet t’i bësh flokët kështu’. Pra kisha shumë të bëja me gjithë këto gjëra’.

Tyga gjithashtu pretendoi se kishte shumë të bënte me linjën e saj të kozmetikës duke thënë se ai kishte dalë me emra dhe ngjyra.

‘Nuk kam nevojë për falënderime’, vazhdoi Tyga. ‘As nuk kam nevojë të dalë në internet dhe t’ju them njerëzve se unë e bëra këtë dhe jam unë ai që i ndihmoi asaj me ngjyrat dhe emrat e linjës së saj të buzëve’.

Kylie kohëve të fundit kryesoi në listën e Forbes si ‘gruaja më e pasur’, duke u vlerësuar me 900 milionë dollarë.

Tyga vazhdoi: ‘Ne patëm një kohë të mirë bashkë. Ne i kemi ndarë rrugët dhe jemi mirë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat