Kylie Jenner përkëdhelet me Travis Scott në Malibu

Mediale Vip

Kylie Jenner përkëdhelet me Travis Scott në Malibu

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:14
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë shijuar një darkë romantike gjatë vikendit në Malibu, gjatë ditës së premte.

21 vjeçarja Jenner është parë duke e përqafuar 26 vjeçarin Scott derisa çifti ishte duke u larguar nga restoranti.

Të dy kishin zgjedhur ngjyrën e zezë për këtë takim derisa flokët bjond të reperit shiheshin pak nën kapelen e tij.

Yjet që janë në lidhje qysh prej muajit prill të vitit 2017, së fundmi kanë pozuar së bashku për kopertinën e revistës GQ për muajin gusht.

Në këtë intervistë u bë e ditur së Scott i urren restorantet derisa Jenner ka thënë se kjo është edhe arsyeja pse çifti zakonisht nuk dalin në takime.

Por kjo nuk do të thotë që çifti nuk kalojnë kohë së bashku. Në fakt, lidhja e tyre është më e fortë se kurrë.

Kur Scott është pyetur nëse shqetësohet për “mallkimin Kardashian” – besimi se të gjithë meshkujt që kanë lidhje me ndonjërën nga anëtaret e familjes Kardashian përfundojnë keq – çifti nuk është shprehur i shqetësuar.

“Kylie më pëlqen për këtë që jam. Unë nuk përfshihem në gjëra të tjera, Kylie është shumë ndryshe”.

Në ndërkohë, Jenner ka thënë se ajo është e vetëdijshme se Scott nuk e pëlqen famën që ajo dhe familja e saj kanë, por sipas saj, “ai e përballon atë sepse ne duhemi dhe ne kemi një familje së bashku”.

“E di me siguri se ai nuk e pëlqen gjithë këtë vëmendje. Prandaj ne përpiqemi shumë që ta mbajmë lidhjen tonë shumë private, ose kur ai ka ngjarje të ndryshme, unë nuk shkoj me të. Sepse unë dua që ai të bëjë gjërat që ai do”.

“Unë dua që ai të jetë vetvetja. Unë nuk dua domosdo të jemi ‘Kylie dhe Trav’. Nëse njerëzit nuk na shohin bashkë, nuk ka asgjë të keqe sepse ne bëjmë gjërat tona, gjërat që ne duam”.

Çifti janë bërë prindër të vajzës Stormi më 1 shkurt. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për revistën People se vajza që ata kanë bashkë vetëm ka forcuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat