Nusja e Enisit në dimi e jelek

Mediale Vip

Nusja e Enisit në dimi e jelek

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:38
Nusja e Enisit

Ajo shkëlqen e veshur si një nuse tradicionale Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi dhe bukuroshja e tij, Rina janë ndër çiftet simpatike të estradës, të cilët dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në janar të këtij viti, ndërsa me 1 shtator çifti ka organizuar një dasmë madhështore.

Por, ashtu sipas traditës një ditë pas dasmës në shtëpinë e Enisit u organizua edhe një ndejë veç për gra.

Rina këtë ditë kishte të veshur veshjet tradicionale të nuseve kosovare, dimiat. Ajo dukej shumë bukur në këtë veshje.

Bashkëshortja e Enisit me fustanet e bardhë në dasmë dukej si një princeshë e thjeshtë dhe e bukur. Rina për ditën e saj më të rëndësishme kishte vendosur që të ndërronte më shumë se një fustan.
 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat