Luana Vjollca tashmë është e famshme edhe në Azi!

Mediale Vip

Luana Vjollca tashmë është e famshme edhe në Azi!

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:14
Luana Vjollca

Mund të jetë e kuptueshme që Luana Vjollca të japë intervista në vendet fqinje ku jetojnë shqiptarë, si në Itali, Maqedoni, Kosovë apo Belgjikë, ku edhe ka jetuar.

Por kush do ta mendonte se fama e moderatores dhe këngëtares shqiptare do të kalonte në një tjetër kontinent, pikërisht në Azi.

Luana ka dhënë një intervistë për një nga mediat e njohura në Nepal, shtetin që ndodhet në Azinë Jugore.

“Luana Vjollca është një personalitet shqiptar. Znj. Luana është një prezantuese karizmatike, e njohur për bukurinë dhe energjinë e saj, duke u kthyer në një shembull që puna vlerësohet. Luana nuk është vetëm në listën e më të kërkuarave në biznesin televiziv si një moderatore dhe producente, por gjithashtu është një këngëtare shumë e njohur, modele dhe një mbretëreshë e medias sociale”, shkruhet në fillim të shkrimit të publikuar nga “kathmandutribune.com”.

Media duket se i ka marrë të gjitha informacionet nga vetë moderatorja, për të përpiluar një listë për lexuesit e saj në Nepal me “5 gjërat që nuk i dije për Luana Vjollcën”:

1.Është shumë punëtore dhe do që t’i komandojë ajo gjërat.

2.Lutet çdo natë para se të flejë.

3.Mund të korruptohet me një ushqim të mirë.

4.Ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej këngëtare.

5.Do që një ditë t’i ndihmojë të gjithë fëmijët.

Sesi ka arritur Luana që të lidhet me median e Nepalit nuk e dimë, por me siguri ky artikull do të jetë një prezantim i mirë për moderatoren te populli i atij vendi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat