Victoria komenton spekulimet për krizën në martesë: Me Davidin jemi mësuar t’i injorojmë thashethemet

Mediale Vip

Victoria komenton spekulimet për krizën në martesë: Me Davidin jemi mësuar t’i injorojmë thashethemet

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:34
Victoria dhe David Beckham

Kopertinën e numrit të ri të versionit britanik të revistës Vogue, e zbukuron Victoria Beckham, në shoqëri të djemve Brooklyn, Romeo, Cruz dhe vajzës Harper.

Në intervistën e gjatë dhe të hapur, dizajnerja e modës dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” ka folur në lidhje më thashethemet për shkurorëzimin eventual me David Beckhamin.

Gjatë deklaratës së saj për këtë temë, këngëtarja e dikurshme ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mësuar që t’i injorojnë spekulimet e tilla.

“E kemi kuptuar se jemi shumë të fuqishëm bashkë sesa si individë. Thelbi qëndron në bashkësinë familjare”, ka thënë ajo.

Përveç martesës së David, Victoria ka folur edhe për linjën e modës që e ka nisur që nga viti 2008.

“Jam përpjekur që të shprehem dhe të krijoj rrobat që i kam dëshiruar, ndërsa nuk kam arritur t’i gjej askund”, është shprehur 44-vjeçarja.

Njëherësh, Victoria ka treguar është keqtrajtuar si nxënëse në vitet shkollore.

“Nuk kam qenë e mençur. Kam dashur të jem një vajzë e popullarizuar, ndërsa isha krejtësisht e kundërta”, ka pranuar dizajnerja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat