Ashpërsohen raportet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, shkak fëmijët

Mediale Vip

Ashpërsohen raportet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, shkak fëmijët

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 20:52
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt së fundi kanë qenë në kryetitujt e mediave për betejën e tyre të vazhdueshme për kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas “Hollywood Life”, më e bukura e Hollivudit është për keqardhje pse filloi një lidhje me Pitt.

Një burim i afërt i Angelinës zbuloi se “ditët kur Angelinës i mungonte Brad kanë kaluar dhe tani është me të vërtetë mirë. E gjitha që ajo do tani është që ai të jetë jashtë jetës së saj. Ajo nuk pranon të ketë të bëjë me Bradin dhe dëshiron që vetëm ta harrojë së ekziston ai. Por për shkak të fëmijëve asaj nuk i lejohet ta bëjë këtë”.

Konflikti në mes të ish çiftit u ngrit kur Jolie paraqiti një ankesë që Pitt vetëm ka huazuar paratë e saj dhe “nuk ka paguar për mbështetjen e fëmijëve.”

Ky i fundit i mohoi të gjitha pretendimet e tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat