Rrëfimi i vajzës së Maradonës: Aguero më tradhtoi duke i marrë femrën babait

Mediale Vip

Rrëfimi i vajzës së Maradonës: Aguero më tradhtoi duke i marrë femrën babait

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:49
Sergio “Kun” Aguero

Sergio “Kun” Aguero deri para disa kohësh ka qenë dhëndëri i Diego Maradonës. Por gjithçka u shkatërrua kur ai u nda nga vajza e tij për të krijuar një lidhje m këngëtaren Karina Teyeda. Një ndarje që nuk ka qenë paqësore, siç ka bërë të ditur vajza në një intervistë të dhënë për “America Television”.

MASKILIST? – Fjalët e saj, të publikuara edhe nga “Marca”, nuk lënë shumë vend për interpretime. Pas një lidhje gjashtëvjeçare, këngëtarja mësohet të ketë thënë “mjaft”. Një zgjedhje që, me sa duket, ka ardhur nga mospërputhja e karaktereve. “Jam ndier gjithmonë në siklet. Sa herë që flisja dukej sikur thoja diçka të tmerrshme. Për ta bërë të lumtur? Nuk mjaftonte intimiteti. Duhej të rrija gjithë kohës në heshtje”.

DIVORC – Dhe të mendosh se Karina ka luftuar gjithmonë vetëm për të qëndruar me “Kun”. Të dy mësohet të ejnë njohur me rastin e një koncerti privat për ish-vjehrrin e sulmuesit të Man City, Diego Armando Maradona. “El Pibe” ishte i mërzitur për ndarjen nga jeta të mamasë. Karina është marrë sepse ishte një nga këngëtaret e preferuara të Giannina-s, vajza e Maradona-s. “Unë dhe ai këndonim shpesh këngët e saj”, ka thënë vajza e Diego-s në televizor. Por ai takim duket se i ka kushtuar martesën. Në fakt, duket se ka qenë dashuri me shikim të parë mes të dyve, duke shtyrë “Kun” që të ndahej me gruan e tij. Aguero duket se ka mbetur shumë i mahnitur nga format e këngëtares, shkruan Telesport.

MARADONA – Një situatë tragjikomike, si një telenovelë e vërtetë. Edhe pse këngëtarja ka magjepsur edhe Diego-n. Me pak fjalë, Aguero ka tradhtuar gruan dhe i ka vjedhur femrën “El Pibe”-s me një lëvizje të vetme. Aq sa duhet për të nxitur një luftë brenda familjes. Priten zhvillime…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat