Dua e veshur në ‘pasuri’, ja sa i ka kushtuar veshja për ‘GQ’

Mediale Vip

Dua e veshur në ‘pasuri’, ja sa i ka kushtuar veshja për ‘GQ’

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 06:52
Dua Lipa

Dua Lipa ka pranuar mbrëmë çmimin si ‘artistja më e mirë e vitit’ e vlerësuar nga GQ.

E për këtë event ajo është paraqitur e mrekullueshme, me veshje e dukje të një ylli të vërtetë.

Me këtë rast, Dua ka vendosur të veshët me firmën ‘Yves Saint Laurent’, një fustan i shkurtër me një krah që ka kushtuar 3,990 euro.

Sandalet e po të njëjtës firmë kushtojnë 895 euro, kurse për stoli Dua ka zgjedhur firmën e njohur ‘Cartier’.

Vetëm byzylyku kushton sa një pasuri e tërë, 84 mijë euro e gjithashtu edhe ora 19,100 euro.

Me sukseset e njëpasnjëshme që ka këngëtarja, meriton të shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos në ceremonitë ku edhe vlerësohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat