Vdes nga mbidoza reperi amerikan Mac Miller

Mediale Vip

Vdes nga mbidoza reperi amerikan Mac Miller

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 08:24
Mac Miller

Ka vdekur në moshën 26 vjeçare reperi amerikan, Mac Miller nga mbidoza, raporton TMZ.

Sipas këtyre raporteve thuhet se trupi i reperit është gjetur në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, jashtë Los Angelesit gjatë mesditës të së premtes.

Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje nga paramedikët, sipas një raporti të TMZ-së. Besohet se ai vdiq nga një mbidozë e drogës.

Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm James McCormick, përreth dy vjet ishte në lidhje me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ishte ndarë në maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat