Cardi B dhe Nicki Minaj përleshen fizikisht

Mediale Vip

Cardi B dhe Nicki Minaj përleshen fizikisht

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:13
Cardi B dhe Nicki Minaj

Yjet e muzikës, Nicki Minaj dhe Cardi B, u përfshinë në një përleshje fizike në natën së premtes gjatë një ngjarje të modës në New York. Cardi B madje mori disa shenja në kokë pas përleshjes me Minaj.

Një person që foli rreth incidentit në kushte anonimiteti tha se Minaj ishte duke përfunduar një bisedë me dikë kur Cardi B u përpoq ta sulmonte, por rojet e Minaj ndërhynë.

Cardi B thuhet se hodhi një nga këpucët e saj në Minaj. Një tjetër video tregon si ajo u shoqërua jashtë nga rojet e sigurimit.

Cardi B, e veshur me një fustan voluminoz të kuq Dolce & Gabanna, u pa duke e lënë ndejën me atë që dukej një përplasje në kokën e saj. Ajo ishte po ashtu e  zbathur.

Ajo dhe Minaj kanë qenë rivalë pasi Cardi B filloi të arrinte sukses të madh gjatë vitit të kaluar.

Në një post në Instagram, Cardi B nuk e thirri Minajn me emër, por aludoi në luftë dhe tha se ajo u shkaktua për shkak se aftësitë e saj si nënë ishin duke u dëmtuar. Ajo dhe reperi Offset kanë së bashku një vajzë.

Minaj ende nuk ka komentuar incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat