John Legend ka simpati për dukeshën Meghan Markle

Mediale Vip

John Legend ka simpati për dukeshën Meghan Markle

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:55
John Legend dhe Meghan Markle

John Legend ka thënë se ka simpati për anëtaren e re të familjes mbretërore, derisa ajo lufton me situatën e ndërlikuar familjare.

John thotë se të gjithë kanë anëtarë të familjes që mund të vihen në siklet për ndonjë situatë, madje edhe familjet mbretërore, shkruan TheSun.

John Legend ka simpati për Meghan Markle dhe betejën e saj me situatën e ndërlikuar familjare, derisa babai i saj Thomas, vazhdon të flasë.

Në një intervistë për Dan Wootton, ai tha “Unë mendoj që të gjithë kanë anëtarët e familjes që ata dëshirojnë t’i mbajnë të qetë”.

Me theks të veçantë përmed faktin kur dikush bëhet i famshëm dhe mban përgjegjësi për çdo familjar.

“Ju e dini që nuk mund të kontrolloni të gjitha veprimet e tyre dhe nganjëherë ata mund të ju vënë në siklet juve dhe kush prej nesh nuk ka anëtarë të familjes që mund të bëjnë diçka të tillë?”, ka shtuar këngëtari.

Ai kishte një përvojë të ngjashme sikurse Markle, por ai me një kushëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat