Mozzik dhe Loredana këtë të premte vijnë me bashkëpunim

Mediale Vip

Mozzik dhe Loredana këtë të premte vijnë me bashkëpunim

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 06:37
Mozzik dhe Loredana

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana, tahs e sa kohë janë shndërruar në një prej çifteve më të përfolur në media.

Së fundmi, ata kanë bërë postime të shpeshta me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke mos treguar në detaje se çfarë ka të re nga ata.

Mirëpo, fjala është për një bashkëpunim të ri mes dyshes, që datën e lansimit do ta ketë më 14 shtator, këtë të premte.

“Bonnie & Clyde” titullohet kënga e tyre e re, e cila e zhanrit hip-hop dhe RnB.

Kënga pritet të publikohet edhe me klip, ndërsa duket parë projektet e fundit të dyshes, të cilat kanë qenë të suksesshme, edhe pritshmëritë nga ana e fansave për këtë projekt janë të mëdha.

Ka qenë Getinjo, ai i cili në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ka konfirmuar publikimin e këtij dueti të premtën.

Përndryshe, në media vazhdimisht është diskutuar se Mozzik dhe Loredana presin që së shpejti të bëhen prindër – temë kjo e cila nuk është diskutuar asnjëherë nga vet çifti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat