Kendall Jenner nuk zhgënjen - Bota Sot
Kendall Jenner nuk zhgënjen

Mediale Vip

E shtunë, 20 tetor 2018

Kendall Jenner nuk zhgënjen

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 10:12
Kendall Jenner

Kendall Jenner gjithmonë di të tërheqë vëmendjen. Pasi ndoqi Javën e Modës në NY, ajo fluturoi për të marrë pjesë në një tjetër event, kësaj radhe Paris. Modelja u shfaq në 70 vjetorin e Longchamp në Opera Garnier më një pamje tepër sensuale.

Modelja kishte veshur një fustan transparent me dandella të zeza, i cili i nxirrte në pah format trupore. Grimi i thjeshtë dhe buzët e kuqe, i shtonin edhe me shumë hijeshinë.

Kjo ishte dalja e parë e Kendall, pas debateve që pati në industrinë e modelimit. Muajin e kaluar ajo tha se do të zgjidhte vetë se çfarë do të vishte sa herë do të parakalonte në pasarela. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak organizuesve të sfilatave.

Megjithatë Kendell, në një deklaratë të dyta tha se fjalët e saj ishin keqinterpretuar. Modelja u shpreh se ishte thjesht një kompliment për veshjet, dhe se fjalët e saj ishin shtrembëruar duke i nxjerrë nga konteksti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test