Justin Bieber martohet me Hailey Baldwin

Mediale Vip

Justin Bieber martohet me Hailey Baldwin

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 07:36
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Mesa duket, këtë vit do të zhvillohet edhe një dasmë VIP por nuk dihet ende data apo vendi.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shkuan në gjendje civile të enjten (13 shtator) për t’u martuar.

Disa dëshmitarë thanë se çifti hyri brenda zyrave në Nju Jork dhe Justin ishte shumë i emocinuar. Sipas tyre, ai po qante dhe në një moment i tha të dashurës, “Mezi pres të martohem me ty.”

TMZ thotë se ata janë martuar, por ende nuk është konfirmuar. Një burim tjetër tregon se çifti ka menduar të realizojë një dasmë jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat