Fansja e kritikoi për tatuazhin në fëmijëri! Përgjigja e Dua Lipës e la me gisht në gojë - Bota Sot
Fansja e kritikoi për tatuazhin në fëmijëri! Përgjigja e Dua Lipës e la me gisht në gojë

Mediale Vip

E martë, 16 tetor 2018

Fansja e kritikoi për tatuazhin në fëmijëri! Përgjigja e Dua Lipës e la me gisht në gojë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:18
Dua Lipa

Dua Lipa na ka zbuluar një pjesë mjaft interesante dhe kaq gallatë nga fëmijëria e saj.

Me një postim totalisht “throwback” në Instagram, këngëtarja shqiptare uroi kushërirën e saj për ditëlindje, me disa imazhe të shkëputura nga fëmijëria, ku i rikujtonte se ajo ishte mikesha e saj më e mirë.

“Më fal për imazhet turpëruese” – shkruante Dua Lipa krahas albumit.

Por mes fotove gjendej dhe një video, ku Dua e vogël duket teksa ndodhej në një pishinë së bashku me kushërinjtë e saj dhe tregon që ka një tatuazh.

Një fans ka komentuar menjëherë duke e kritikuar.

“Fëmijët e vegjël nuk duhet të bëjnë tatuazhe.”

Këngëtarja i është kthyer fansit duke i treguar se në fakt tatuazhi është i bërë thjesht me këna.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test