French Montana publikon bashkëpunimin me Drake - Bota Sot
French Montana publikon bashkëpunimin me Drake

Mediale Vip

E martë, 16 tetor 2018

French Montana publikon bashkëpunimin me Drake

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:27
French Montana dhe Drake

Pas publikimit të hiteve si “Stay Schemin”, “Pop That”, “No Shopping”, French Montana ka publikuar bashkëpunimin e fundit me Drake, “No Stylist”.

Kënga e prodhuar nga “London On Da Track” është një manifestim i shkëlqimit dhe brendeve të modës.

Teksa French përmend Guccin, Saint Laurent e Louboutin, Drake godet Kanye Westin për një prej frazave të tij të fundit.

Bashkëpunimi u realizua pasi Drake e vizioi Frenchin në Miami.

“Unë ja tregova këngët e albumit tim dhe ai e dëgjoi “No Stylist” e u dashurua në këtë këngë”.

“Kjo është më e mira kur dikush dëgjon këngën, e ndjen dhe dëshiron të bashkëpunojë”, deklaroi French.

Një videoklip u realizua së fundmi në Bronx dhe lansohët më 28 shtator.

Bashkë me “Stylist”, French po ashtu ka lansuar këngë të tjera si “Juice” dhe “Nervous”.

Ai tash po bën gati albumin e tertë, pas “Jungle Rules”. Albumi ka përfunduar, por s’ka as titull as datë të lansimit për momentin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test