Këngëtari i njohur Yll Limani sot feston ditëlindjen e 24-të. Për këtë datë të veçantë ai ka vendosur t’i bëjë një befasi vetës.
Ai sot ka paralajmëruar një projekt të ri. “Autumn Leaves” do të quhet ky projekt që do të lansohet në ora 16:00, ka konfirmuar këngëtari në rrjetin social Instagram.
Kënga e fundit e këngëtarit ishte “Krejt t’i fala” me Majk, ku Ylli ishte mysafirë në këngë. Kurse projekti i fundit singel “Prej se jena nda” që u pëlqye shumë nga publiku.