Yll Limani dhe Cricket sjellin “Autumn Leaves”

Mediale Vip

Yll Limani dhe Cricket sjellin “Autumn Leaves”

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 07:25
Yll Limani

Yll Limani ka bashkëpunuar me producentin Cricket për lansimin e këngës “Autumn Leaves”.

Kënga interpretohet në gjuhën angleze, ndërsa në YouTube është shoqëruar me një video-animacion.

“Muzika është një gjuhë që i kalon të gjitha kufijtë. Shijojeni”, ka shkruar ylli në një postim në rrjetet sociale.

Kjo këngë vjen pas bashkëpunimit të Yll Limanit me reperin Kastriot Rexha, i njohur me emrin artistik, Majk.

“Krejt t’i fala” u lansua para një jave dhe është pëlqyer shumë nga fansat e dy këngëtarëve.

Videoklipi i publikuar në YouTube (tash kur po e publikojmë artikullin) është shikuar 3.7 milionë herë.

Për anën vizuale të “Krejt t’i fala” është kujdesur produksionin Imagine Films. Tekstin e kanë shkruar dy këngëtarët, ndërsa projekti është prodhim i Diverse Music.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat