Ashtu sic ishte paralajmëruar edhe më herët reperi i njohur Noizy ka sjellë videoklipin e dytë në regjinë e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj.
Në këtë video të titulluar “Parku i Lodrave” reperi vjen në një bashkëpunim reperin Italian Ghali.
Ky klip vjen i mbushur me mesazhe ku tregon se djemtë mësohen të luajnë jashtë, ndërkohë që vajzat mbyllen në shtëpi.
Klipi vjen mjaft i vecantë dhe nuk është hera e parë që e shohim Ajolën në rolin e regjisores për klipe tek artistë të ndryshëm jo vetëm tek reperi, por edhe tek këngëtarët Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe Andos.