Tri ditë pas publikimit, Rita numëron sukseset e mëdha për ‘Let you love me’

Mediale Vip

Tri ditë pas publikimit, Rita numëron sukseset e mëdha për ‘Let you love me’

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 08:03
Rita Ora

Ky është debutimi më suksesshëm i një kënge të Ritës deri më tani.

Me shumë këngë që kanë pasur mjaft shumë sukses, sidomos në Britani, Rita Ora nuk ka arritur që me asnjë këngë të bëjë bujën më të madhe menjëherë sapo ka publikuar njërën ndër to.

E me “Let you love me”, Rita po arrin një sukses shumë të madh.

Suksesi i “Anywhere” ka bërë fansat kurioz dhe me të dëgjuar këngën e re solo të këngëtares, ata kanë mbetur të befasuar dje iu ka pëlqyer shumë.

Kënga tashmë është në vendin e dytë në iTunes në Britani dhe në vendin e dhjetë në gjithë botën, është videoja numër një më e shikuar në Britani tash e dy ditë me 2.7 milionë shikime dhe në Spotify është dëgjuar 2.4 milionë herë derë më tani.

Nëse gjërat shkojnë kështu, Rita mund të arrijë të thyejë rekordin si femra me më së shumti këngë në vendin e parë në top listën kryesore të Britanisë, UK Top 40.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat