Will Smith mbush 50 vjeç

Mediale Vip

Will Smith mbush 50 vjeç

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:49
Will Smith

Williard Carrol “Will” Smith Jr. lind në Filadelfia 25 shtatorin e vitit 1968, i dyti nga katër fëmijë. Një artist poliedrik që ka tentuar debutimin në botën e muzikës si Rapper, por suksesin e parë e fiton me “Will-in, princin e Bel-Air”, seriali televiziv i transmetuar në fillim të viteve ‘90.

Në 2007-ën revista “Newsweek” e kurorëzon si një nga “aktorët më të fuqishëm në botë” për ndikimin dhe pasurinë: rreth 4,5 miliardë dollarë të fituar nga filmat e tij. Përveçse aktor, Smith është gjithashtu skenarist, regjisor dhe producent.

Ndër interpretimet e tij më të famshme, roli i protagonistit në filmin “Ali” dhe në filmin “Kërkimi i Lumturisë” e pozicionuan Will-in në kandidaturat për çmim “Oscar” si aktori më i mirë protagonist.

Trilogjia “Man in Black”, Unë Roboti” dhe shumë filma të tjerë janë bërë ikona në kinemanë bashkëkohore vetëm falë talentit të 50-vjeçarit, që kur vazhdojmë ta shohim nëpër filma, na duket sikur nuk ka luajtur nga mosha 30 vjeç!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat