Njihuni me familjen dhe historinë 30-vjeçare të dashurisë së Nard Ndokës

Mediale Vip

Njihuni me familjen dhe historinë 30-vjeçare të dashurisë së Nard Ndokës

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:13
Nard Ndoka me familje

Deputeti Nard Ndoka së bashku me bashkëshorten Kozeta kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina” për të rrëfyer historinë e tyre 30-vjeçare të martesës. Dyshja që janë njohur që në bankat e shkollës treguan se ata janë martuar në një ceremoni martesore të madhe me shumë të ftuar duke qenë se Nardi ka qenë fëmija i parë i familjes.

Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë edhe katër fëmijët: më e madhja vajza 30-vjeçare dhe 3 djemtë përkatësisht me nga dy vite të diferencë secili.

Jo vetëm kaq por deputeti i njohur demokristian dhe bashkëshortja e tij janë bërë gjyshër sepse në jetë kanë ardhur mbesa 6 vjeç dhe nipi i vogël që për pak mbush 3 vjeç.

Në studio nuk kanë munguar edhe deklaratat e çiftit për njeri-tjetrin ku bashkëshortja e ka cilësuar Nard Ndokën si një njeri të mrekullueshëm për të cilin falenderon Zotin që  e ka pranë. Nga ana e tij Ndoka ka treguar se bashkëshortja e tij është një bashkëbiseduese shumë e mirë, ajo që e kritikon dhe që i ka qëndruar pranë në çdo moment dhe sfidë që ka pasur në jetën dhe karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat