Lady Gaga, sinqeritet ekstrem: “Në jetën time mungon vetëm një gjë!!!!

Mediale Vip

Lady Gaga, sinqeritet ekstrem: “Në jetën time mungon vetëm një gjë!!!!

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:02
Lady Gaga

Harrojeni këngëtaren eksentrike, që bënte çmendurira në skenë e jashtë saj: Lady Gaga po na tregon gjithmonë e më shumë se atë pjesë të jetës e ka lënë pas krahëve, dhe pohimi i vet më i fundit e dëshmon plotësisht një gjë të tillë. Në premierën e filmit “A Star is Born" ajo deklaroi se është gati të bëhet nënë!

Vetëm një fëmijë mungon në jetën time; dua të përjetoj eksperiencën e mëmësisë rrëfeu hapur 32 vjecarja e lidhur prej gati një viti me menaxherin Christian Carino.

Ajo madje ka projektuar në kokën e saj edhe sjelljen që do të ketë me fëmijën: do të sillem ashtu sic u soll ime më me mua, do të flas me të, sepse besoj fuqimisht tek forca e madhe e dialogut, thotë Stefani Germanotta- ajo e vërtetja dhe jo ajo e veshjeve dhe sjelljeve të cudtiëshme bashkë me ushtrinë e vet të “ monstrave të vegjël“ sic quheshin fansat e saj !!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat