‘Pse m’le’, projekti më i ri muzikor nga Lumi B

Mediale Vip

‘Pse m’le’, projekti më i ri muzikor nga Lumi B

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 00:23
Lumi B

Vera 2018 ishte një prej “sezoneve” më të fuqishme për skenën muzikore shqiptare.

Pothuajse të gjithë artistët e estradës kanë sjell projekte dhe bashkëpunime tejet të suksesshme.

Ndër ta është reperi, Lumi B i cili filloi me lansimin e projektit më kontravers të tij “Makiato”. E pas kësaj vazhdoi me bashkëpunimin me Dafina Zeqiri, “Kalon”.

Ky projekt i tyre u mirëprit ku për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi 18 milionë klikime në kanalin, Youtube.

Ndërkohë, Lumi nuk ka të ndalur ai tanimë paralajmëroi edhe këngën e re që do ta sjell së shpejti. “Pse m’le”, titullohet projekti i ri për të cilin nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat