Ndryshime edhe me Jonida Vokshin, vjen me një format krejt të ri!

Mediale Vip

Ndryshime edhe me Jonida Vokshin, vjen me një format krejt të ri!

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 07:10
Jonida Vokshi

Moderatorja dhe aktorja e dashur për publikun nuk ka sesi të mungojë në këtë sezon të ri televiziv. Jonida Vokshi e sqaroi vetë, përmes Instagramit, se do ta shohim sërish në Digitalb, por ndërkohë premton risi e ndryshime.

Jonidën e pamë të drejtonte talk show-n “Thurje“, ndërsa tani ka nje projekt të ri televiziv. “Asgjë personale, gjithcka personale. Formati im i ri në Digitalb “ Personale“ së shpejti..Kaq për momentin“, ka shkruar prezantuesja bukuroshe duke na treguar kështu se si do të quhet emisioni i saj i ri e duke na orientuar disi mbi formatin, por pa hyrë shumë në detaje. Dhe në fakt, funksionoi sepse kureshtarë, u bëmë shumë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat