Tuna përlotet kur tregon për vështirësitë në shtatëzani

Mediale Vip

Tuna përlotet kur tregon për vështirësitë në shtatëzani

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 23:24
Tuna

Këngëtarja shumë e dashur për publikun që prej 2 vitesh u largua nga jeta publike duke mos u shfaqur në intervista, Tuna ishte e ftuar sot në “Prive” ku foli për herë të parë në emision për shtatzëninë, djalin e saj Tian, Patrisin e shumë të tjera. E pyetur për periudhën e shtatzënisë, Tuna tregoi sesi 9 muaj kishin ndikuar shumë tek ajo dhe karakteri i saj.

“Gjatë shtatzënisë nuk doja ta sforcoja veten sepse isha në pushim mjekësor, çfarëdo që mund ta quaj, nuk e sforcova veten sepse thjesht doja të shijoja çdo sekondë. Ndoshta krejt atë adrenalinë, atë stil stresues jete që e kam pasur, veçanërisht vitet e fundit, atë ngarkesë të madhe të karrierës, kam dashur të ulem e të them se ky është momenti për t’u qetësuar. Sepse mendoja që çdo emocion dhe ndjenjë gjatë atyre 9 muajve i përcillet fëmijës dhe kam dashur të lind një fëmijë pozitiv, të buzëqeshur. Shtatzënia ka ndikuar pak edhe në karakterin tim”, u shpreh Tuna dhe u përlot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat