Abby Lee Miller feston ditëlindjen e 52-të mes betejës me kancerin

Mediale Vip

Abby Lee Miller feston ditëlindjen e 52-të mes betejës me kancerin

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:04
Abby Lee Miller me familjen dhe miqtë

Abby Lee Miller u mblodh të hënën me familjen dhe miqtë për të festuar ditëlindjen e saj të 52-të në Los Angeles.

E! News publikoi fotografi brenda drekës së artistes në një restorant të njohur në L.A.

Një burim tha për E! News se Miller kaloi një ditë të mrekullueshme dhe shijoi kohën me të gjithë miqtë e saj.

Sipas burimit, Miller ishte në humor dhe kishte shumë energji.

Kujtojmë që më 4 shtator, Abby doli nga rehabilitimi, dhe po vazhdon të rimëkëmbet nga dy operacione emergjente të kraharorit.

Operacioni i parë ishte në prill kur mjekët fillimisht mendonin se kishte një infeksion në shpinë, por pastaj u diagnostikua me lloje të kancerit.

Ajo kishte një operacion të dytë gjatë muajit qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat