Kledi Kadiu lë familjen në Itali për programin e Alketa Vejsiut, miqtë e këshillojnë të ketë kujdes nga Robert Aliaj

Mediale Vip

Kledi Kadiu lë familjen në Itali për programin e Alketa Vejsiut, miqtë e këshillojnë të ketë kujdes nga Robert Aliaj

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:11
Kledi Kadiu, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj

Rreth tre muaj pasi balerini me famë në Itali Kledi Kadiu u celebrua me balerinën franceze, 18 vite më të re, Charlotte Lazzari, ai e ka lënë familjen në Romë për të qenë çdo të hënë pjesë e spektaklit të Alketa Vejsiut “Dance with me” në Tiranë.

Në pozicionin e kryetarit të jurisë, që gjykon çiftet VIP ndërsa kërcejnë, Kledi ka në panel Valbona Selimllarin dhe Robert Aliajn. Për këtë të fundit, ndjekësit dhe miqtë në “Instagram” i kanë tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes nga Robert Aliaj, pasi gjatë netëve në vazhdim ai mund të ketë dhe përplasje me të, gjë që mbase nuk e kishte marrë parasysh kur i tha “Po” bashkëpunimit në këtë projekt me “Tv Klan”.

“Nuk e di si do e durosh Robertin!“, i shkruante një nga miqtë në postimet e tij nga spektakli, duke u pasuar nga të tjera komente. Kledi ka dy javë që ka filluar këtë eksperiencë në “Dance with me”, show për të cilin udhëton çdo javë nga Roma.

44-vjeçari prej kohësh është në një marrëdhënie me Charlotte Lazzari, balerinën franceze 18 vite më të re, me të cilën ka dhe një vajzë, Lean. Ata u celebruan buzë liqenit të Braçianos në Itali, tashmë si prindër të një vajze.

Profesori i “Amici”-t dhe e dashura Charlotte u ngjitën në altar për të celebruar dashurinë që u bekua me fëmijë, vetëm pas 14 muajsh lidhjeje. Rrëfimin e parë për Charlotte balerini e dha për revistën “Settimanale Nuovo”, ku e shpreh: “E ndiej që është histori e rëndësishme për mua dhe po kuptoj se jeta në çift më pëlqen”.

Ajo është balerinë profesioniste me nënë franceze dhe baba roman. Është vetëm 26 vjeçe dhe u njoh me Kledin në një takim të rastësishëm me miqtë e tyre të përbashkët. Përveç famës së madhe që ka arritur në Romë, Kledi jeton në Romë në zonën më të shtrenjtë (Trastevere), ku ka blerë shtëpinë e tij të madhe, të cilën flitet se e ka blerë në vlerën 1.200.000 (një milionë e dyqind mijë euro).

Më parë në këtë shtëpi të veçantë ai jetonte vetëm si djalë beqar që ishte, por shumë shpejt nisi bashkëjetesën me Charlotte Lazzari, me të cilën filluan historinë e bukur të dashurisë. Balerini 44-vjeçar dhe Charlotte 26-vjeçare u bënë prindër pas një viti të përjetimit të dashurisë me shikim të parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat