Çifti Beckham po e shet shtëpinë luksoze

Mediale Vip

Çifti Beckham po e shet shtëpinë luksoze

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:25
Familja Beckham

Kompleksi legjendar i familjes Beckham po shitet për 33 milionë dollarë. David dhe Victoria Beckham po shesin shtëpinë e tyre luksoze.

Çifti bleu pasurinë prej 13,000 metrash katrorë në vitin 2007, gjatë kohës që David nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarësh me ekipin e futbollit L.A. Galaxy.

Në kohën që blenë shtëpinë, çmimi i kërkuar ishte 22 milionë dollarë, shkruan TMZ.

Rezidenca Bev Hills është e përbërë nga gjashtë dhoma gjumi, nëntë banjo, një bibliotekë, pishinë dhe ka dy porta hekuri në pjesën e përparme të pronës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat