Bella Hadid tani mbanë varësen e The Weeknd

Mediale Vip

Bella Hadid tani mbanë varësen e The Weeknd

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:10
Bella Hadid dhe i dashuri i saj The Weeknd

Bella Hadid dhe i dashuri i saj The Weeknd janë aq të lidhur me njëri-tjetri saqë ajo tani po e mbanë zinxhirin e tij.

Çifti është parë duke dalë nga një hotel në New York duke mbajtur duart. Të dy kishin të veshura xhinse të kombinuara me bluza dhe atlete.

Por elementi më i rëndësishme ishte kryqi në qafën e modeles 21-vjeçare, i cili ishte i këngëtarit 28-vjeçar.

Kryqi i vogël prej argjendi është i The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, i cili është parë në qafën e Bella’s kur çifti nisi lidhjen gjatë vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat