Fansat e ofendojnë në 'Instagram', Elvana Gjata bllokon komentet

Mediale Vip

Fansat e ofendojnë në 'Instagram', Elvana Gjata bllokon komentet

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:36
Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare ka ka bllokuar komentet pasi fansat e kanë ofenduar në lidhje me krimin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut. I dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata u përfshi në një përleshje me armë mes dy grupeve ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur. Nisur nga kjo ngjarje shumë njerëz kanë shprehur ‘mllefin’ ndaj Mata-s në fotot e këngëtares, në rrjetet sociale.

Me një kërkim të vogël në fotot e saj në Instagram para pak minutash vumë re që shumë njerëz e akuzonin si pjesë të bandave dhe disa të tjerë arritën deri aty sa e quanin vrasëse. Kështu Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë duke bllokuar komentet dhe duke fshirë ato që ishin bërë deri tani.

Këngëtarja ishte ‘molla e sherrit’ mbrëmë në lokalin ‘Monopol’ në Bllok. Fabjol Gaxha kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, ndërsa i dashuri i saj kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Pasi e goditi nisi konflikti fillimisht fizik dhe që më pas përfundoi me shkëmbim zjarri.

I pari që nxori armën dhe hap zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën. Vrasja mbrëmë në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat