Kohë më parë ishin hedhur aludime që këngëtari Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ishin ndarë.
Pak ditë më parë ishte vetë Seldi që në spektaklin ‘Dance with me’ pranoi ndarjen dhe u shpreh:’ Po jemi ndarë, respektoj Mimozën dhe familjen e saj’.
Mirëpo këngëtarja nuk ka reaguar akoma në lidhje me ndarjen.
Arsyen e këtij vendimi e ka zbuluar blogeri Olti Curri teksa ishte i ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ në tv Klan.
’Ata kanë zgjedhur të mos flasin sepse duan të lënë të qetë familjen.Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen.Për këtë arsye Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë,’ ka treguar Olti.