“Tradita jonë”, një super projekt që vjen fuqishëm nga Gazmend Kelmendi

Mediale Vip

“Tradita jonë”, një super projekt që vjen fuqishëm nga Gazmend Kelmendi

Nga: Maksim Gjokaj Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:16
Gazmend Kelmendi

Po rikthehet fuqishëm pas një sezone të stërngarkuar me një videoprojekt shumë interesant. Gazmend Kelmendi këngëtari i cili prej 20 vitesh jeton në Suedi vjen me një këngë të titulluar ‘Tradita jonë’, projekt ky me tekst dhe muzikë nga Fatmir Muja kurse orkestrim nga Nexhat Mujovi-Wirusi. E rëndësishme në këtë projekt është se këngëtari si protagonist e ka gjyshin, babain dhe djalin.

“Si ide për këtë projekt ka qenë e imja pasiqë jemi katër gjenerata në familje, me atë rast kam dashur të shpreh traditën, respektin dhe kulturën tonë si shqiptarë që kemi lënë trashëgimi brez pas brezi. Është hera e parë që bashkëpunoj me autorët e kësaj kënge dhe jam shumë i kënaqur nga përkushtimi i tyre”, kështu vlerëson në bisedën e tij këngëtari Kelmendi.

Ndërkohë që i pyetur se kur mendon të publikojë projektin e rradhës që e ka poashtu me klip ai thotë: “Projekti i rradhës pritet vetëm të xhirohet me videoklip dhe është një baladë që do e publikoj dikur në muajin dhjetor”, thekson ai.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat