“Elvana Gjata largohet me urgjencë nga Shqipëria”

Mediale Vip

“Elvana Gjata largohet me urgjencë nga Shqipëria”

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:31
Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata prej dy ditësh u përfol si “molla e sherrit” e ngjarjes  në zonën e ish-Bllokut.

Nga ky sherr mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Një nga personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, është pikërisht Ervin Mata, i fejuari i këngëtares.

Në një intervistë emisionin në “Kjo Javë” në News 24, Lala u shpreh se Elvana Gjata pak orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria. Gazetarja tha se ajo ka përdorur aeroportin e Rinasit.

“Nuk më rezulton të jetë larguar nga persona shumë të afërt të saj, por ka përdorur aeroportin e Rinasit me destinacion një vend të BE”

Lala është shprehur se partneri i këngëtares, nuk ka asnjë precedent penal të mëparshëm. Gazetarja theksoi se partneri i këngëtares njihet si një ndër biznesmenët e fortë të vendit, më pasuri dhe prona të trashëguar nga familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat