Epike, reagimi i Drake pas humbjes së McGregor bëhet viral

Mediale Vip

Epike, reagimi i Drake pas humbjes së McGregor bëhet viral

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:38
Drake dhe Conor McGregor

UFC 229 u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas dhe u dëshmua si një nga ngjarjet më tronditëse në historinë e MMA.

Khabib Nurmagomedov arriti që të mundë shumë lehtë dhe që në raundin e katër Conor McGregor. Por 'ferri' i vërtetë nisi kur nisi një përleshje masive në Oktagon midis anëtarëve të ekipit të dy boksierëve

Dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të McGregor  ishte Drake që qëndroi aty përgjatë gjithë ndeshjes dhe pas saj.

Dhe një imazh i reperit që duket shumë i frikësuar kur Khabib vendosi të hidhej nga kafazi u bë viral duke e kthyer atë në një meme.

Fansat mendojnë se Drake u tremb pasi Khabib kaloi ringun dhe u sul për te stafi i irlandezit.

Menjëherë reagimi i tij është kthyer në objekt tallje nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat