Dua Lipa brenda një muaji, për herë të parë kap 40 milionëshin në ‘Spotify’

Mediale Vip

Dua Lipa brenda një muaji, për herë të parë kap 40 milionëshin në ‘Spotify’

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 17:18
Dua Lipa

Kënga e saj më e re titullohet ‘Electricity’  dhe erdhi në bashkëpunim me Silk City (Diplo dhe Mark Ronson).

Ky projekt muzikor u pëlqye shumë nga publiku dhe ka marrë klikime në disa prej platformave muzikore.

Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram Dua ka treguar se kënga e saj e fundit ka arritur numrin jubilar prej 40 milionë këngëve të dëgjuara vetëm brenda një muaji në një nga platformat më të mëdha të muzikës, siç është ajo e Spotify.

‘Wow më shumë se 40 milionë dëgjues!!! Kjo është çmenduri! + Electricity është kënga numër katër në Britani. Faleminderit për gjithmonë! Jam duke punuar fort për performancën që do ta kem në AMA” ishin fjalët e këngëtares shqiptare pranë postimit.

Verën e ka pasur të angazhuar me shumë koncerte dhe duhet kujtuar se në muajin gusht, konkredisht datën 10 ishte për të performuar në Kosovë, në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat