Aktorja Arjola Demiri është ndër emrat e njohur, e cila mori famë nga roli i “Xhbanes” nga seriali i njohur vendor “O Sa Mirë”. Megjithëse në serial kishte rolin e fshatares, që fliste dhe vishej më ndryshe se protagonistët e tjerë të serialit, në jetën e përditshme ajo është krejt ndryshe.
Arjola në përditshmëri është grua tejet e bukur dhe vishet me shumë stil. Kjo shihet nga imazhet e shumta, që aktorja herë pas here i publikon në rrjete sociale për fansat e saj.
E kur jemi te imazhet, së fundmi aktorja ka hedhur në instagram dy të tilla, në të cilat duket mjaft tërheqëse. Në njërën me flokë të lëshuara dhe grim që i shkon për fytyre, Arjola duket bukur, derisa në tjetrën ku ka shfaqur tërë trupin, ju lë pa fjalë.