Çfarë mendon Irina Shayk për Ronaldon tre vite pas ndarjes?

Mediale Vip

Çfarë mendon Irina Shayk për Ronaldon tre vite pas ndarjes?

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:31
Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo

Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo ishin një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ata janë përfolur shumë gjatë kohë që kanë qenë bashkë. Çiti ka pasur një lidhje 5 vjeçare, që përfundoi në 2015-ën. Asokohe nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për ndarjen e tyre.

Sipas mediave, ka qenë modelja seksi që i ka dhënë fund lidhjes. Më në fund Irina Shayk ka vendosur që të flasë për marrëdhënien me futbollistin e suksesshëm. Sipas saj, arsyeja e ndarjes ka qenë tradhëtia. Mesa duket Ronaldo ka qenë edhe me gra të tjera gjatë kohës që ishin bashkë.

“U ndjeva budallaqe. Kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë edhe kur shpërthyen thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën, ishte shumë e rëndë. Ronaldo, nuk ishte mashkulli ideal për mua. Mashkulli im ideal është i ndershëm, nje xhentëllmen që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë vetëm sepse vetë, nuk janë pjekur akoma,” është shprehur Irina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat