Përse Meghan Markle mban unazë të 100 eurove në dorë të djathtë? - Bota Sot
Përse Meghan Markle mban unazë të 100 eurove në dorë të djathtë?

Mediale Vip

E hënë, 19 nëntor 2018

Përse Meghan Markle mban unazë të 100 eurove në dorë të djathtë?

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:11
Meghan Markle

Qysh prej dasmës mbretërore në muajin maj, thuajse gjithsecili i ka pasur sytë në modën dhe stilin e Meghan Markle.

Secilën herë që Dukesha e Sussex-it shfaqet diku, ekspertët e analizojnë atë në tërësi, duke përfshirë çfarë veshë dhe çfarë mban në gishtat e saj.

Javën e kaluar, 37-vjeçarja është parë duke mbajtur në dorën e saj të djathtë një unazë ari të 100 eurove nga koleksioni Missoma’s Mantra.

Por, çfarë kuptimi ka kjo unazë?

Siç shpjegojnë ekspertët, unaza është kuruar rreth konceptit për të dhënë, për të uruar mirë, për ta dashur dhe fuqizuar veten, etj.

Unaza mban edhe një topaz të bardhë, për të cilin thuhet se e rritë kreativitetin dhe individualitetin.

Sipas ‘Crystal Benefits’, domethënia sekrete prapa kësaj unaze është se guri e zvogëlon stresin, sjell qartësi në problemet me komunikim dhe sjell relaksim e lumturi.

Ish- aktorja e Suits gjithashtu e mban unazën në dorën e saj të djathtë, që besohet se ka një kuptim tjetër të veçantë.

Mbajtja e unazës në dorë të djathtë nënkupton pavarësi, fitore personale dhe feminitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test