Martohet vajza e ish-presidentit Bush, vetëm 20 të ftuar në ceremoni

Mediale Vip

Martohet vajza e ish-presidentit Bush, vetëm 20 të ftuar në ceremoni

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 06:14
Barbara Bush është martuar me skenaristin dhe aktorin, Craig Louis Coyine në brigjin e Maine

Vajza e ish-presidentit George W. Bush është martuar.

Barbara Bush është martuar me skenaristin dhe aktorin, Craig Louis Coyine në brigjin e Maine. Ata bënë një ceremoni private familjare, me vetëm 20 persona të ftuar.

Lajmin e konfirmoi motra e saj, Jenna Bush Hager, me një postim në Instagram.

“Mbrëmjen e kaluar kur po shihja motrën time të dashur të veshur nuse në Maine gati sa nuk më pushoi zemra. Ishte vetëm ajo, familja dhe shumë dashuri, sigurisht edhe shumë lot.

Lot lumturie sigurisht. Jam e lumtur që motra ime u martua në vendin që do të thotë dashuri dhe familje. Jam krenare që jam motra e saj”, shkroi ajo.

Drejt altarit e ka shoqëruar babai George ndërsa shkëlqente me një fustan të thjeshtë të bardhë me rripa dhe me vello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat