Këngëtaret shqiptare që morën pjesë në paradën e LGBT

Mediale Vip

Këngëtaret shqiptare që morën pjesë në paradën e LGBT

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:10
Adelina Ismajli

Me moton, “Në emër të lirisë”, pjesëtarët e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë. Kjo është hera e dytë që ky komunitet ka mbajtur një paradë të tillë. 

Shpesh herë, artistët janë ata që përkrahin më shumë komunitetin e LGBTI, por kjo gjë nuk ka ndodhur këtë vit në Kosovë.

E vetmja këngëtare që doli në mes të Prishtinës ishte Adelina Ismajli, e cila prej vitesh thyen tabu. Era Istrefi po zhvillon karrierën e saj për tregun ndërkombëtar, por nuk harroi "Paradën e Krenarisë", të cilën e shpërndau në profilin e saj Instagram.

Nuk ka patur artistë të tjerë që kanë reaguar për këtë çështje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat