Tuna dhe Patrisi ditën prindër, natën të dashuruar e nën efekt alkoli - Bota Sot
Tuna dhe Patrisi ditën prindër, natën të dashuruar e nën efekt alkoli

Mediale Vip

E premte, 19 tetor 2018

Tuna dhe Patrisi ditën prindër, natën të dashuruar e nën efekt alkoli

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:24
Patrisi dhe Tuna

Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi po kalojnë disa ditë pushimi në një prej resorteve të njohura në Kemer, Turqi. Por nëse përgjatë ditës dyshja e njohur janë prindër të devotshëm për djalin e tyre të vogël 1 vjeçar Tianin, mbrëmjeve nuk mund të lënë pas dore njëri-tjetrin.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet partneri i saj muzikant duke kërcyer nën efektin e alkolit ndërsa Tuna shkruan “babi u deh”. Në një tjetër video çifti i famshëm i showbizit shqiptar filmohen duke u përqafuar e puthur, video të cilën ylli i “Chonga” e ka fshirë pak orë pas publikimit.

Nuk është hera e parë që Tuna dhe Patris publikojnë foto e video teksa shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin duke na kujtuar të gjithëve se dashuria dhe pasioni vazhdon të jetë i njëjtë si në fillesat e lidhjes së tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test