Këngëtarja Adelina Tahiri nuk ka ngurruar asnjëherë që të publikojë foto të familjes së saj në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo treguar në “Instastory” momentet e ëmbla që kalon me vogëlushin e saj Jon. Por këtë herë nuk shfaqet ajo pranë të birit, por një tjetër person special që kujdeset për të voglin e familjes.
Është mamaja e Adelinës që po kalon momente të veçanta me vogëlushin. Këto çaste të bukura, këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.
“Të dua mami”, shkruan Adelina krah postimit që ka bërë në “Instastory”.